| Me këtë emër është aplikuar në ministritë e linjës te Qeverisë Shqiptare për dhënien e konçesionit e portit të ri në Shëngjin dhe miratimi është lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Ndërkohë është nënkontraktuar kompania italiane MEDING për shërbimet e studimit të fizibilitetit, dizajn i detajuar dhe supervizim i ndërtimit të Porti Ri Shëngjin - Lezhë dhe është implementuar faza e parë kërkimeve në zonë për dizajnin e tij. Projekti këshillohet financiarisht nga Deloitte. Qëllimi është të zhvillohet dhe rritet kapaciteti i portit duke krijuar dhe mirëmbajtur infrastrukturën dhe godinat si dhe rritjen e efiçencës së shërbimeve portuale, duke pasur parasysh se porti është nyje e rrjeteve dhe komponent i zinxhirit intermodal. Projekti ka si synim të rrisë efiçencën, konkurrencën dhe kapacitetin e portit të Shëngjinit në terma të: 
                                rritjes së kapacitetit duke rritur linjat e kalateve, zonat e terminalit, godinat e terminalit;optimizimit të shërbimeve portuale, përmirësimin e efiçencës në menaxhimin e kargove dhe kapacitetet e tyre;racionalizimit të përdorimit të kalateve dhe zonave të terminalit;rritjes së kapacitetit të rrugëve dhe korridoreve logjistike ndërlidhëse në port;rritjes së cilësisë dhe uljën e kostove në shërbimet portuale; rivlerësimit të rregullave, proçedurave dhe kuadrit ligjor. Duke konsideruar një plan integrimi për zhvillimin e territorit, një zonë e lirë është parashikuar si rezervë për këtë projekt duke shqyrtuar dhe sfidat e së ardhmes.  Shkarkoni  Porti Ri Shëngjin Brochure për informacione më të detajuara.
 |